Lajme

Ahmeti kërkon të konsiderohet mbyllja e shkollave në Kosovë për parandalimin e koronavirusit

03/09/2020 10:29
nga:E Sh

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas lajmit se në Shqipëri janë konfirmuar dy persona me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se duhet të merren masa lidhur me parandalimin e këtij virusi, derisa ka shtuar se duhet të konsiderohen ndalimi i tubimeve publike dhe pushimet në shkolla.

“Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që këto masa t’i marrim tani. Ndalimi i tubimeve publike e deri te pushimet në shkolla duhet të konsiderohen shpejtë. Pa panik, vetëm hapësirë më e madhe për parandalim”, ka shkruar ai.

Edhe njëherë – marr parasysh përhapjen e virusit rreth nesh dhe zhvillimet në vendet e prekura, ne kemi mundësinë që…

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Lundi 9 mars 2020

06/29/2020 10:55

Shkencëtarët: Këto kafshë do na ndihmojnë t’i japim fund koronavirusit