Lajme

Ahmeti: Kemi ngritur kallëzim penal ndaj një ish-drejtori të arsimit

02/08/2017 10:26
nga:A. R.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kanë ngritur kallëzim penal ndaj një ish-drejtori të arsimit, i cili kishte kryer mbi 100 punësime në arsim pa konkurs, përcjellë GazetaBlic.

“Para disa jave kemi dorëzuar kallëzimin penal për njërin prej ish drejtorëve të arsimit për mbi 100 punësime në arsim pa konkurs. Jemi duke përgatitur edhe kallëzimin për ish drejtorin tjetër tash asambleist. Vetëm si shembull 4 vajza të vëllait i ka punësuar pa konkurs në shkolla të Prishtinës, bashkëshortja drejtoreshë e mos të flasim për më larg. Mos të çuditemi për PISA. Pa u ballafaquar me këto fakte dhe pa i adresuar ato nuk ka përparim”, ka përfunduar shkrimin e tij në facebook Ahmeti./GazetaBlic.com/

08/07/2019 16:22

Parashikon Arben Ahmeti: LDK-së i nevojitet ky koalicion, 4 partitë që po garojnë për vendin e parë