Lajme

Ahmeti: Kadri Veseli ma kujton Gruevskin dhe Maqedoninë

06/15/2017 10:15
nga:A. R.

Shpend Ahmeti ka thënë se deklaratat e Kadri Veselit dhe tjerëve nga PDK ia kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë, duke shtuar se kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë.

Ai ka shkruar në facebook se republika parlamentare dhe demokracia janë të njëjta gjithandej.

“Shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë.Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe SHBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”, ka shkruar ai

10/16/2019 23:10

Veseli konfirmon ftesën e Tribunalit Special për Abelard Tahirin