Lajme

Ahmeti i përgjigjet Zybës: S’kam synim azil në asnjë shtet dhe s’ta kam frikën

10/09/2019 22:01
nga:B. D

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ahmeti ka shkruar se s’ka synim azil në asnjë shtet e se s’ia ka frikën, shkruan Gazeta Blic.

Ky është reagimi i plotë:

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar ai në Facebook.

Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën…

Publiée par Shpend A. Ahmeti sur Mercredi 9 octobre 2019