Lajme

Ahmeti emëron disa drejtorë, Pacolli nënkryetar, ky njeri i Albin Kurtit mbetet përfundimisht jashtë

12/27/2017 13:34
nga:Gazeta Blic

Selim Pacolli është mandatuar nënkryetari i Komunës së Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti. Janë emëruar dhe disa drejtorë të partnerit të koalicionit.
Biznesmeni, Pacolli do të jetë për katër vite zëvendës i Ahmetit dhe partia e tij do të ketë disa drejtori në Komunës, të cilat ende nuk janë definuar, pos njërës
.

Përfundimisht, asnjëri nga “rebelet” e Albin Kurtit nuk do të jetë pjesë e kabinetit të Shpend Ahmetit.

Hysen Dumishi i cili ishte për katër vite drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ka mbetur jashtë komunës së Prishtinës. Këtë drejtori, Ahmeti ia dha partnerit të koalicionit, AKR-së, shkruan lajmi.net.

Durmishi ishte shprehur i ashpër ndaj vendimit të Ahmetit për koalicionin më AAK-në në Prishtinë, si dhe ka hedhur kundërshti të mëdha ndaj, Dardan Molliqajt kohëve të fundit.

Drejtor në këtë drejtori është emëruar Gëzim Mehmeti, i dërguar nga partia e Behxhet Pacollit. Mehmeti, ish-sekretar i AKR-së për marrëdhënie me jashtë, ishte dorëhequr nga kjo parti në vitin 2013 me arsyen se nuk është duke funksionuar partia. Lajmi.net, ditë më parë kishte siguruar një padi ku Mehmeti kishte bërë ndaj AKR-së me arsyen se nuk i janë kryer obligimet financiare në kontratën që e kishte pasur. Por, ai është rikthyer persi në parti para pakë muajve.

Drejtor i Pronës është rikonfirmuar përsëri, Dren Kukaj, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i afërt me Shpend Ahmetin.

Si që kishte raportuar lajmi.net, nga koalicioni më AAK-në, drejtor i Inspektoratit është emëruar, Brahim Mehmetaj, i cili deri më tani ka qenë edhe zv. ministër i FSK-së. Po nga AAK-ja, drejtor i Arsimit është emëruar edhe ish ministri, Januz Salihaj.

Ahmeti ende nuk ka i ka emëruar drejtorin e Kulturës, të Financave, të Bujqësisë dhe të Shërbimeve Publike. Shumica e këtyre drejtorive do ti jepen partnerit të koalicionit. Kjo pasi që drejtorët nga kampi i tij, Ahmeti i ka përzgjedhur më datë 21 dhjetorë. Janë po ata që kanë qenë edhe në mandatin e parë: Muhedin Nushi –Drejtor i Administratës, Nora Kelmendi –Kadastër, Arben Vitia –Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Genc Bashota – Planifikimit Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm. Në muajin shtatorë, drejtor i Urbanizmit në vend të, Liburn Aliut ishte emëruar, Ardian Olluri, i cili është përzgjedhur edhe për një mandat. Liburn Aliu ishte bërë deputet i Kuvendit të Kosovës dhe është renditur në krahun e Albin Kurtit si njëri ndër përkrahësin më të mëdhenj.

Diellza Kelmendi e cila ka qene ne protokoll, është emëruar shefe e kabinetit. Këtë post e kishte ushtruar, Fitore Pacolli e cila është bërë deputete, e që po ashtu është paraqitur si përkrahëse e madhe e Albin Kurtit.

10/16/2019 19:49

Zbehtë e shterpë në kryeqytet, Prishtina e Drenica ndahen në paqe