Lajme

Ahmeti e zbulon skemën e keqpërdorimit të votave në QNR

11/23/2017 21:37
nga:Gazeta Blic

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka folur në Klan Kosova për vendimin e PZAP-it për rinumërimin e votave në Prishtinë.

Ai ka shprehur dyshimet e tij se votat mund të jenë keqpërdorur në QNR.

“Votat s’kanë qenë në karantinë, dhe kësisoj ekziston mundësia që aty të ketë dallavere”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ahmeti ka thënë se kur Sami Hamiti kërkon rinumërim të votave, atëherë dihet se për cka bëhet fjalë.

“Qu more numëronui votat me kusht”, ka theksuar Ahmeti.

Ndërkaq, Dardan Sejdiu ka thënë se ka një marrëveshje të fshehtë ndërmjet LDK-së e PDK-së kundër Vetëvendosjes në Prishtinë.

 

10/21/2019 19:15

Lutfi Haziri, tash me një deklaratë ‘tjetër’ për koalicionin me Vetëvendosjen