Lajme

Ahmeti: Derisa dy egocentristët e sëmurë për pushtet Hashim Thaçi e Albin Kurti vazhdojnë filmat për pushtet, qytetarët kthehen të sëmurë

03/24/2020 11:52
nga:Gazeta Blic

Gazetari Arben Ahmeti ka reaguar për mënyrën se si po menaxhohet dhënia e ndihmave sociale.

Ai ka shkruar se vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes do të bëjë që qytetarët të mund të infektohen.

Ahmeti për këtë ka fajësuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Thaçi.

Reagimi i plotë:

Njera nga keto foto eshte ne Gjilan e tjetra ne Gjakove.

Ne te gjitha qytetet e Kosoves sot qindra qytetare qe marrin asistence sociale jane duke pritur para pikave te postes e para bankave.

Qeveria ka marr vendim t’i leshoje pagesat para kohe. Shume mire. Por edhe ka marre vendim qe te kufizoje levizjet nga 10:00 deri ne 16:00. I bije qe keta mund te shfrytezojne punen e postes ose bankave vetem nga ora 09:00 deri ne 10:00.

Nga pervoja ne Zyra e Ankesave e them me pergjegjesi qe shumica e atyre qe marrin ndihme sociale jane pa kartela bakare.

Dy egocentristet e semure per pushtet Hashim Thaci dhe Albin Kurti do t’i vazhdojne edhe sot filmat e pushtetit.

Shtresa me e shtypur e qytetareve, rastet sociale do te shkojne ne shtepi te semure, ose nga Covidi ose nga ftohja e pritjes ne rruge.

06/07/2020 21:46

Sot u konfirmuan 10 raste të reja me koronavirus në Prishtinë, Shpend Ahmeti urdhëron mbylljen e tri çerdheve