Lajme

Ahmeti: BDI veproi në përputhje me pritjet e qytetarëve

04/20/2017 14:07
nga:A. R.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u takua të enjten në Tetovë me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier, ku është diskutuar mbi situatën politike në vend, rrethanat gjeopolitike dhe mundësitë për zgjidhje të ngërçit politik dhe institucional në Maqedoni.

Ahmeti elaboroi mbi të gjitha hapat konstruktiv për dalje nga kriza që ka ndërmarrë partia që ai drejton në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe pritjet e komunitetit ndërkombëtar.

BDI si parti fituese te shqiptarët dhe përcaktuese në këtë mandat, i dha përkrahjen vendimtare shumicës së re reformuese parlamentare për të formuar një Qeveri e cila do të zbaton agjendën dhe programin e paracaktuar nga komuniteti ndërkombëtar nëpërmjet zbatimit të përpiktë të reformave në gjyqësor, rrumbullakimit të Marrëveshjes së Ohrit, integrimit euroatlantik, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti njoftoi ambasadorin Timonier që BDI ka vijuar, edhe përtej ndërmarrjes së të gjitha hapave paraprak, me përpjekjet për dalje nga kriza duke ftuar në veçanti dy partitë politike maqedonase që të angazhohen pa asnjë vonesë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe realizimit të pritjeve të qytetarëve për paqe, stabilitet dhe siguri.

Çdo vonesë paraqet mundësi për kundërshtarët e rrugës sonë drejt integrimit në NATO dhe BE për të shtruar ndikimin e tyre dhe për të thelluar hendekun midis qytetarëve të vendit tonë, u tha në takim.

08/07/2019 16:22

Parashikon Arben Ahmeti: LDK-së i nevojitet ky koalicion, 4 partitë që po garojnë për vendin e parë