Lajme

Ahmeti apelon për kujdes: Përhapja e shpejtë dhe numri i rasteve me COVID 19 janë në rritje

07/13/2020 12:16
nga:E Sh

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me Covid-19 janë vazhdimisht në rritje dhe kjo është shqetësuese.

Sipas tij, mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm”.

“Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave”.

“Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”.

Mirëdita Prishtinë,Përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe…

Publiée par Komuna e Prishtinës sur Lundi 13 juillet 2020