Lajme

Ahmeti, Abrashit: Pse po bëhesh nervoz? Abrashi, Ahmetit: Mos mashtro (VIDEO)

11/13/2017 23:36
nga:Gazeta Blic

Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi kryesisht kanë zhvilluar një debat të qetë dhe duke respektuar njëri-tjetrin në Klan Kosova, por ka pasur disa momente kur janë ngritur tonet.

Një polemikë mes dy kandidatëve për kryetar komune në Prishtinë ka plasur kur të dy kanë folur për programet ekonomike të njeri – tjetrit.

Ahmeti më pas e ka sugjeruar Abrashin që të mos bëhet nervoz, ndërsa ky i fundit i tha që të mos mashtrojë qytetarët.


Abrashi: Do t’ia kthejmë Prishtinës karakterin zhvillimor

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se në mandatin ë synon të marrë me theks të veçantë do ta trajtojë sferën ekonomike.

“Ajo që do të bëjmë është kthimi i karakterit zhvillimor të Prishtinës”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Në katër vjet nuk kemi parë ndonjë projekt zhvillimor. Kemi parë ikjen e investitorëve, 7000 punëtorë kanë ikur nga Prishtina”, ka thënë Abrashi në debatin e parë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

“Kemi identifikuar disa sektorë që mund të krijojnë vende pune dhe fondi i punësimit që do të fuqizohet përmes granteve”, ka shtuar ai.

Abrashi ka thënë se do ta themelojnë zonën ekonomike.

“E jona është që ta sjellim zonën ekonomike më afër Prishtinës, që do të ndërtohet te qendra e panaireve në Bërnicë”.

“Në kuadër të zhvillimit ekonomik është hapja e punëve të mëdha publike. Përfundimi i Rrugës B dhe fillimi i ndërtimit të Rrugës A.”.

“Zona e Gollakut – viteve të fundit një numër i madh i banorëve të Prishtinës, për çështje të rekreacionit dalin edhe jashtë Prishtinës dhe Kosovës. Zona e Gollakut do të kthehet në zonë rekreative dhe turistike”, ka thënë Abrashi ndër të tjera.


Ahmeti, Abrashit: Ke ricikluar idetë e njëjta të cilat i keni tash e 15 vjet

Kryetari aktual dhe kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se idetë e Abrashit për të zhvilluar ekonominë dhe rritur punësimin në Prishtinë, janë idetë e njëjta që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka tash e 15 vjet, por që janë parë që s’kanë sukses.

“Qytetarët tash e 15 vjet i dëgjojnë idetë e njëjta, për fonde të punësimit. Ato fonde nuk janë jetësuar, por edhe nëse ka pasur raste kur janë jetësuar s’kanë pasur sukses. Janë këto ide shabllon që riciklohen tërë kohen, por nuk prodhojnë vende pune” ka deklaruar Ahmeti në debatin me Abrashin në Klan Kosova.

Ahmeti pastaj ka thënë idetë e veta se si rritet punësimi në Prishtinë.

“Ne na nevojitet zëvendësim i asaj që importojmë. Investime në bujqësi, nënkontraktime ku iu ofrojmë hapësirë kompanive dhe shkolla profesionale”.

“Kësaj ia shtojmë investimet që nuk janë llafe, por të planifikuara. Po ashtu edhe investime të tjera si në Pallatin e Rinisë dhe rigjenerimin e zonave të vjetra të qytetit”.

11/21/2017 19:52

Shpend Ahmeti reagon pas ndryshimit të rezultatit në Prizren