Lajme

Ahmeti, Abrashit: Ke ricikluar idetë e njëjta të cilat i keni tash e 15 vjet

11/13/2017 23:32
nga:Gazeta Blic

Kryetari aktual dhe kandidati i Vetëvendosjes për komunën e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se idetë e Abrashit për të zhvilluar ekonominë dhe rritur punësimin në Prishtinë, janë idetë e njëjta që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka tash e 15 vjet, por që janë parë që s’kanë sukses.

“Qytetarët tash e 15 vjet i dëgjojnë idetë e njëjta, për fonde të punësimit. Ato fonde nuk janë jetësuar, por edhe nëse ka pasur raste kur janë jetësuar s’kanë pasur sukses. Janë këto ide shabllon që riciklohen tërë kohen, por nuk prodhojnë vende pune” ka deklaruar Ahmeti në debatin me Abrashin në Klan Kosova.

Ahmeti pastaj ka thënë idetë e veta se si rritet punësimi në Prishtinë.

“Ne na nevojitet zëvendësim i asaj që importojmë. Investime në bujqësi, nënkontraktime ku iu ofrojmë hapësirë kompanive dhe shkolla profesionale”.

“Kësaj ia shtojmë investimet që nuk janë llafe, por të planifikuara. Po ashtu edhe investime të tjera si në Pallatin e Rinisë dhe rigjenerimin e zonave të vjetra të qytetit”.

11/20/2017 18:08

Zemaj thotë se LDK do ta fitojë Prishtinën