Lajme

Ahmetaj: Duhet të vazhdojë luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit!

04/04/2017 16:14
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, raportoi të martën para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, me ç’rast i njoftoi anëtarët e këtij komisioni për zhvillimet kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Në këtë drejtim, ministrja Ahmetaj foli për zbatimin e MSA-së, procesin e liberalizimit të vizave, prioritetet kyçe në kuadër të Agjendës Evropiane të Reformave, procesin e programimit të IPA 2016 dhe 2017, si dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.

Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, ministrja Ahmetaj njoftoi anëtarët e Komisionit për rezultatet e punës së ekipit të veçantë në kuadër të Prokurorisë Speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ahmetaj tha se duhet të vazhdojë puna në kuadër të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por në kuptimin e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, demarkacioni është kriter i fundit i pa përmbushur.

Ndryshe, Komisioni Parlamentar për Integrim Evropian shqyrtoi dhe miratoi Programin për Zbatimin e MSA-së dhe vendosi që të procedohet për miratim në seancën plenare.

Anëtarët e Komisionit ftuan të gjitha institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapat e nevojshëm me kohë për të siguruar zbatimin efikas të obligimeve që rrjedhin nga MSA.

07/31/2018 09:40

‘Këto janë dy kushtet që Kosova duhet t’i përmbushë për liberalizimin final të vizave’