Lajme

Ahmet Isufi i AAK-së: Serbia njëherë ta njeh Kosovën, pastaj mund të flitet për korrigjim kufijsh

05/15/2019 21:06
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi, ka thënë se ideja për ndryshim kufijsh me Serbinë mund të vlejë vetëm kur të dyja shtetet e njohin njëra-tjetrën.

“Pa e njohur Serbia Kosovën, si është në këta kufij, askush s’mund të marrë vendim racional për ndryshim kufijsh”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

“Deri sa Serbia e mban ende Kosovën në Kushtetutë, ka pretendime për ndarje të Kosovës, deri sa ndërhyn në territorin e Kosovës për ta destabilizuar, bën hapa në diplomaci për ta dëmtuar Kosovën, është e rrezikshme kushdo që e ofron ose paraqet idenë për korrigjim të kufijve, ndarjeve, bashkimit me atë pjesë”, ka shtuar ai.