Lajme

Agusholli: Vajza e cila u largua nga shkolla do t’a vazhdoj mësimin bashkë me vajzat e tjera me mbulesë

09/27/2024 17:27
nga:Sh R

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se sot i erdhi fundi padrejtësive ku nga dita e hënë do të vazhdojë mësimi për vajzën me mbulesë, e cila për një kohë të gjatë iu mohua e drejta për të shkuar në shkollë.

Agusholli tha se sipas interpretimit të MAShT-it nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsim.

Ndër të tjera deputeti ka falënderuar Ministrinë e Arsimit për këtë vendim.