• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Agusholli kritik për ngecjen e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

11/17/2024 21:20
nga:G B

Asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare gjatë një mandati të plotë katërvjeçar. Ky është bilanci i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti në politikën e jashtme.

Kosova nuk arriti të anëtarësohet në Këshill të Evropës, megjithatë deklaratat nga qeveritarët se ajo do të ndodhte.

Qeveria nuk solli asnjë njohje të vetme për Kosovën nga shtete që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e shtetit tonë.

Lidhur me këtë, deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Gramos Agusholli, thotë se nuk e sheh të lehtë këtë proces, derisa vlerëson se ngecja ka ardhur dhe për shkak të miqësisë së Rusisë me shtete të fuqishme.

“Si shtet i ri nuk e kom pa as të lehtë këtë punë, këtë lloj integrimi këtë njohje totale që e kemi prit prej fillimit. Shumë shtete na kanë njohur sepse kanë qenë edhe sponzorizuese e pavarësisë sonë e për ato njohje nuk është prit ndonjë lobim i madh nga ana jonë. Po ashtu për mos me iu hup ato meritat edhe prej qeverive të kaluara ka pas lobime dhe një numër i vogël i shteteve na ka njohur edhe për shkak të lobimeve të tyre. Por duke marrë parasysh që Serbia ka aleat të mëdhenj si Rusia, Kina e ata kanë shtete të cilat ndoshta edhe varet prej tyre kemi edhe ngecje në njohje nga disa shtete tjera”, thotë ai.

Por, ai për dokumentarin Expose shprehet kritik sa i përket ngecjes së Kosovës në anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Unë gjithmonë kam qenë kritik në këtë drejtim, dhe jam prapë i mendimit që nuk duhet ecur asnjë hap tutje përderisa Serbia edhe nuk po merr asgjë në drejtim të zgjidhjes së Banjskës dhe duhet të mbajmë qëndrimin tonë deri në fund, derisa të shohim që Serbia po reflekton në atë drejtim”, ka deklaruar Agusholli./Gazeta Blic/