Kandidati i VV-së për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj, i ftuar në “Intervistën e Javës” në Gazeta Blic ka shpalosur plan-programin e tij për të qeverisur Istogun në katër vitet e ardhshme.
Avdijaj tha se programi i tij bazohet në pesë shtylla që janë, bujqësia, turizmi, sektori i bizneseve, shëndetësia, arsimi dhe kultura.
“Ne si Lëvizje Vetëvendosje, plan-programin e kemi bazuar në nevojën dhe kërkesat e qytetarëve e që këto nevoja dhe kërkesa janë identifikuar muaj më herët dhe po identifikohen në vazhdimësi dhe po ashtu është i bazuar në resurset që realisht ka komuna jonë për tu zhvilluar dhe për të arritur një mirëqenie të qytetarëve të saj. E mbi këtë bazë programi ka pesë shtylla kryesore që ka të bëjë me komunën e zhvilluar dhe krijimin e kushteve për inevstime të favorshme e që në kuadër të saj janë tre sektorë me potencialë të zhvillimit ekonomik që është bujqësia, turizmi, si dhe sektori tjetër bizneseve. Kjo është sa i përket çështjeve për zhvillim. Element tjetër është çështja e shëndetit dhe mirëqenies, ne synojmë që ta kemi një komunë të shëndetshme, çështja tjetër ka të bëjë me rininë, arsimin, kulturën sepse komuna e së ardhmes pa këto nuk mund të mendohet” tha Avdijaj në Intervistën e Javës për “Gazeta Blic”.