Showtime

Agnesa Vuthaj hedhi poshtë pretendimet për lidhjen me miliarderin indian, Albërie Hadërgjonaj ka diçka për t’i thënë

01/14/2020 11:17
nga:N S

Agnesa Vuthaj, ishte një nga emrat e komentuar në media ditën e djeshme për një lidhje dashurie.

Chetaan Sandesara, miliarderi indian ishte ai i cili u tha se Vuthaj është lidhje me të, e gjithë kjo sipas një video të cilën e publikoi në Instagram nga jahti luksoz i Sandesara, shkruan GazetaBlic.

Agnesa Vuthaj shfaqet në aeroplanin privat të biznesmenit nga India, i zbulohet lidhja me 57-vjeçarin

Me një postim në rrjete sociale, Agnesa mohoj lidhjen me miliarderin. Ajo tha se në kohën ku ka publikuar videon ka qenë bashkë me familjen e tij dhe nuk ka asgjë personale vetëm se punojnë bashkë, madje ish Miss Kosova ceki në postim se është duke biseduar që Nigeria ta njeh Kosovën.

Në këtë postim, ajo mori komente të shumta dhe pëlqime. Kishte edhe kritika por edhe komente pozitive. Këngëtarja, Albëria Hadërgjonaj i ka komentuar një emotikon ‘zemërr‘ duke e përkrahur në ato se çka ka shkruar.

Kishte edhe komente të tjera që e përkrahën si Vesa Luma, Albana Osmani e të tjerë.

/GazetaBlic/

View this post on Instagram

* Vazhdimin e reagimit tim mund ta lexoni ne foto 2, 3, 4…. Nuk kam reagur asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte. Sot, dua të flas për respekt ndaj shumë gazetarëve e mediave që më kanë përkrahur ndër vite dhe sot më kanë kontaktuar për të marrur informacion të drejtpërdrejt nga unë, për familjen e miqtë e mi, për të gjithë ata që arrijnë të më shohin e njohin përtej vajzës së bukur që fitoi Miss-in para 17 viteve, për ndjekësit besnik ndër vite dhe për atë që ka një vend shumë special në zemren time. Sot, dua të flas për gazetarin, i cili sot nuk ka shkruar shkrime shpifëse e dashakeqese ndaj meje për herë të parë, për gazetarin që sot udheheq medien e tij, por edhe punon në një tjetër, gazetarin që se kam paditur në 2006 e as në 2015, i cili sigurisht, si shumë të tjerë nuk beson që në Kosovë funksionon ligji dhe nuk arrin të besojë as në fuqinë e femres. Nuk kam rënë prehë e kërcënimeve e as shantazheve kur kam qenë 17 vjeçare, e as 20 a 29, andaj nuk bie prehë e shantazheve e lajmeve tua as sot me 33. Miliarderi i huaj nuk paguan “marketing” në kompemzim të mos publikimit të lajmeve siç bëjnë shumë kompani vendore, nuk jap ryshfete për të hequr lajme dhe ky shkrim s’do të ndikojë pozitivisht as në kërkesën tuaj përmes miqëve tanë për të investuar në mediat tuaja. Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqiperisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore. Jam shembulli që tregon që nuk ka rëndësi nga ku nisesh por ku arrin, jam shembulli i vajzës që çdo gjë e ka arritur me meritë, me forcat e veta, që nga kurorat e bukurisë, nga diplomat e fakulteteve, nga projektet që kam bërë e çdo punë që kam punuar ndër vite, çdo biznes që kam krijuar e rritur. Nuk jam njohur asnjëherë për skandale, sepse fama e as ndjekesit në rrjete sociale nuk janë motivi im jetësor. …vazhdon ne foto

A post shared by Agnesa Vuthaj (@agnesavuthaj) on

 

02/13/2020 10:35

Agnesa Vuthaj tregon sharm dhe elegancë në fotosesionin e ri