Showtime

Agnesa Vuthaj falenderon heronjtë që po kujdesen për ne në këto ditë të vështira!

04/09/2020 14:15
nga:N S

Agnesa Vuthaj njihet si një nga ‘ikonat’ e bukurisë shqiptare, e cila për disa vite ishte kurorëzuar si ‘Miss’.

Ajo është një personazh mjaft atraktiv dhe pozitiv, e cila me paraqitjet e saj merr vazhdimisht vëmendjen e publikut.

Tani kur bota po kalon në një situate pandemie e izolimi, ajo ka publikuar një videomesazh, duke treguar se si po e kalon kohën, si dhe duke shprehur falenderimin për gjithë ata që po kujdesen për ne në këto ditë të vështira.

“Kam perfeksionuar recetat e gatimit, kam mësuar receta të reja, kam lexuar, kam shikuar filmat e preferuar.

Kam hapur një llogari në “Tik Tok”, që është një aplikacion mjaft zbavitës. Jemi të gjithë të barabart duhet ta bëjmë gjithë punën tonë, të kujdesemi për njëri-tjetrin e për familjet tona. Së bashku do ta kalojmë këtë sfidë të madhe.”

“Sot dua të shpreh mirënjohjen time për heronjët e vërtetë të kësaj situate, që sot nuk ndodhen në shtëpi por ndodhen në krye të detyrës për të na shërbyer neve, që të kemi ushqim, të mjekohemi e të ndjehemi më të sigurt. Falenderohem e lutem me ta secilën ditë”, ka shtuar ndër të tjera bukuroshja në videon që e ka publikuar.