Sporti

Agnelli: Objektivi ynë është Liga e Kampionëve

08/12/2018 23:18
nga:Lorik J

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli nuk e mohon se transferimi i Cristiano Ronaldos do të thotë se Liga e Kampionëve duhet të jetë objektivi i Bianconerëve.

Ronaldo u transferua këtë edicion në Juventus për shifrën e 100 milionë eurove dhe me ardhjen e tij janë rritur edhe objektivat e klubit italian, shkruan GazetaBlic.

“Do të jetë një vit i vështirë, por ne duhet të lëvizim nga ëndrra në objektiv”, tha Agnelli për JTV.

“Liga e Kampioneve duhet të jetë objektivi ynë këtë sezon. Duhet të jetë Liga e Kampionëve, duhet të jetë Scudetto dhe duhet të jetë Coppa Italia.”

“Do të jetë një sezon jashtëzakonisht i vështirë, i mbushur me pasion, dhe mezi pres të fillojë”, përfundoi Agnelli.

/*GazetaBlic/