Lajme

AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic

03/23/2020 15:18
nga:Gazeta Blic

Asociacioni i Gazetarëve ka dënuar sulmin fizik ndaj ekipit të Gazeta Blic.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media, thuhet se “AGK kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës që sa më parë të hetojë këtë rast dhe do ta përcjell me kujdes rastin në fjalë duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase”

Reagimi i plotë:

AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic

PRISHTINË, 23.03.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se ekipi i Gazetës Blic, i përbërë nga gazetarët Nebih Maxhuni, Diamant Bajra dhe kameramani Arsim Rexhepi, është sulmuar sot në Mitrovicë, gjatë realizimit të një storje për situatën e krijuar nga virusi Corona.

Sipas raportimeve të Gaztës Blic, ekipi ishte afruar pranë një pike ku shitej miell dhe flisnin me qytetarët për të parë si po shkon furnizmi, kur ata janë sulmuar nga dy qytetar, duke u goditur me grushte e shqelma.

Gazetari Maxhuni është duke marrë tretman mjekësor në spitalin e qytetit të Mitrovicës. Policia e Kosovës është njoftuar për rastin dhe ekipi i Gazetës Blic është intervistuar.

AGK kërkon nga organet e sigurisë, përkatësisht Policia e Kosovës që sa më parë të hetojë këtë rast dhe do ta përcjell me kujdes rastin në fjalë duke kërkuar hetime të shpejta dhe efikase.

Sulmi i tillë ndaj gazetareve është akt i shëmtuar, qyqar dhe skandaloz i cili nuk përkon me një shoqëri të lirë dhe demokratike. “Vlerësojmë se aktet e tilla nuk janë të drejtuara vetëm ndaj individëve, por ndaj lirisë së medieve, fjalës së lirë dhe ndaj të drejtës së qytetarëve për të qenë të informuar.