Sporti

Agjenti konfirmon të ardhmen e Hysajt

12/06/2018 15:53
nga:M K

Ka qenë shumë i përfolur ditëve të fundit.

Fjala është për mbrojtësin e djathtë të kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, shkruan GazetaBlic.

Ky i fundit po lidhet me një largim të mundshëm nga San Paolo, mirëpo agjenti i tij Mario Giuffredi ka deklaruar se ka gjasa mirëpo ende nuk mund të flitet për ndonjë marrëveshje eventuale:

“Po e kërkojnë vazhdimisht, mirëpo duhet pritur pak. Nuk e mohoj interesimin e Chelseat dhe dëshirën që e kanë ata për t’i siguruar shërbimet e klientit tim, por së pari duhet përfunduar disa gjëra”, përfundoi Giuffredi.

Në mini-afatin kalimtar të Janarit pritet të mësohen shumë gjëra të reja sa i përket kësaj çështjeje.

/GazetaBlic/

12/15/2018 01:01

Moti ‘befason’ vikendit