Sporti

Agjenti i Malcolmit flet për prapaskenat e transferimit të klientit të tij

08/09/2018 21:52
nga:M K

Ishte njëra nga çështjet më të përfolura të kësaj merkatoje.

Sulmuesi i jashtëzakonshëm i Bordeaux, Malcolm u transferua në Barcelonë për 42 milionë euro, por rruga e kalimit nga Franca te katalunasit ishte “dramë” në vete, shkruan GazetaBlic.

Ai veçse ishte marrë vesh me drejtuesit e klubit romak, ku gjallorosët do të dërgonin 40 milionë euro në arkat e Bordaux, mirëpo në minutën e fundit ndryshoi gjithçka.

Ishte afër të hynte në aeroplanin Paris-Romë, kur futbollistin e telefonojnë nga tashmë ish-klubi i tij dhe i tregojnë se është lojtari më i ri i “blaugranas”.

Së fundi, për media ka folur agjenti i tij, i cili ka deklaruar që zyrtarizimi i tij në Nou Camp ishte një lloj “hakmarrje” për shkak se ata (gjallorosët) u sollën keq me lojtarin.

Tani mbetet të shihet se a do t’a pranojnë këtë udhëheqësit e klubit kryeqytetas.

/GazetaBlic/

07/24/2018 21:24

Roma mban konferencë për media pas zyrtarizimit të Malcolmit në Barcelonë