Sporti

Agjenti i Kroos zbulon të ardhmen e gjermanit

11/05/2021 16:48
nga:E K

Toni Kroos duket të jetë i lumtur në Spanjë.

Mesfushori gjerman kohëve të fundit ishte përfolur shumë nga mediat për një largim të mundshëm nga Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Klube të mëdha evropiane si Manchester City, Liverpool dhe PSG kanë shprehur interesim të lartë për gjermanin.

Megjithatë, agjenti i lojtarit, Volker Struth, ka bërë të ditur se e ardhmja e Kroos pritet të jetë sërish Real Madridi.

“Mendoj se Kroos do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi”.

“Ai nuk më ka thënë në bisedat telefonike se dëshiron të largohet nga Reali”.

“Ai dhe familja e tij janë të lumtur në Madrid”, tha Struth në një intervistë për Sport1.

/GazetaBlic Sport/