Sporti

Agjenti i Januzajt: Adnani mund të transferohet në Milan!

01/21/2020 13:37
nga:Lorik J

Adnan Januzaj me shumë mundësi do të largohet nga Real Sociedad në merkaton e janarit.

Për sulmuesin e Belgjikës ka shprehur interesim klubi i Romës, megjithatë duket se në garë ka hyrë edhe Milani, shkruan GazetaBlic.

Suso Fernandez do të largohet nga Milan me shumë gjasa në këtë merkato, andaj drejtuesit e klubit po mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Agjenti i Januzajt, Dirk de Vriese ka theksuar se ka pasur kontakte me Milanin për transferimin e lojtarit të tij.

“Unë mund të konfirmoj që kam pasur kontakte me Milanin. A do t’i thoshte Januzaj po Milanit? Absolutisht po. Nëse ardhja e tij eventuale në Milano varet nga e ardhmja e Suso? Po, është një mundësi”, ka thënë Dirk de Vriese.

/GazetaBlic/