Sporti

Agjenti i futbollistit: Largimi i Lautaro Martinez nga Inter, spektakël mediatik

08/08/2020 19:11
nga:M K

Agjenti i Lautaro Martinez, Yaque ka zbehur gjasat e Barcelonës për një transferim të mundshëm të argjentinasit në “Camp Nou”.

Të paktën kështu mund të konkludohet nga deklaratat e përfaëqsuesit të lojtarit ameriko-latin, përcjell GazetaBlic.

Në një prononcim për mediat ndërkombëtare të sportit, ai ka shtuar se çështja e largimit të Martinez nga “Meazza” më shumë është spektakël mediatik sesa realitet.

Ai tutje lavdëroi klientin e tij për paraqitjet në garat vendore dhe ato evropiane.

“Transferimi i Lautaro është më shumë spektakël mediatik sesa diçka që përkon me realitetin.

Lautaro ka edhe tri vite kontratë me zikaltërit dhe është shumë i lumtur. Ai ka pasur një edicion të mirë, është paraqitur në Ligën e Evropës dhe shpresoj të vazhdoj kështu së bashku me klubin deri në fund”, ka thënë mes tjerash ai.

/GazetaBlic/

10/22/2020 10:50

Manchester United hyn në garë për Lautaron