Opinion

Agjenda Evropiane përtej retorikave politike

Q FQ F

Pak kush mund të perceptoj procesin e evropianizimit në tërësinë e tij vetëm në prizmin e miratimit të legjislacionit të BE-së dhe përmbushjes së normave dhe standardeve të BE-së.

Në shtete të ndryshme post-komuniste, si Polonia, Hungaria dhe Estonia me trashëgimi të ndryshme historike dhe ekonomike, procesi i anëtarësimit në BE, përveç tjerash, ka ndikuar në transformimin e shpejtë të marrëdhënieve shtet-qytetar, reformës së qëndrueshme të administratës publike, si dhe ka ndikuar që të fillohet një cikël i pandalshëm i zhvillimit ekonomik, investimeve të huaja direkte dhe zbutjen e varfërisë. Fuqia e njëjtë transformuese e procesit të integrimit evropian ka çuar në ndryshime pozitive edhe tek vendet fqinje me Kosovën.

Por, ky proces është po ashtu i karakterizuar me reforma të gjata, të ndërlikuara dhe të mundimshme – në kuptimin politik, ekonomik dhe shoqëror. Si i tillë procesi i integrimit evropian edhe për Kosovën nuk mund të jetë ndryshe, njëjtë sikur që ky proces nuk do të mund të trajtohej me instrumente ‘ad hoc’ dhe afatshkurtra nga ana e BE-së.

Bashkëpunimi i Kosovës me BE-në ka qenë i shtrirë në shumë fusha, por asnjëherë ky bashkëpunim nuk ka njohur nivel të njëjtë formalizmi të marrëdhënieve, sipas së cilës, Kosova do ketë detyrime kontraktual me BE-ne, si dhe qartësim te perspektives evropiane sic e parasheh ne vete preambulën saj Marrëveshja e Stabilizim Asociimit per Kosovën , qe BE do te merr hapat konkret për REALIZIMIN E PERSPEKTIVES EVROPIANE të Kosovës dhe do të siguron PËRAFRIMIN me BE-në, DUKE E INTEGRUAR KOSOVËN në rrjedhat kyçe politike dhe ekonomike të Evropës…atëherë kur Kosova plotëson KRITERET E KOPENHAGES.”

Procesi i integrimit evropian ka dëshmuar fuqinë e jashtëzakonshme në vendosjen e paqes, ruajtjes së stabilitetit dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror. Thjesht bota e sotme do të dukej shumë më ndryshe pa Bashkimin Evropian. Në fqinjësinë tonë, në të kaluarën jo shumë të largët, në Evropën lindore, procesi i integrimit evropian ka shndërruar shtete komuniste në demokraci moderne dhe ekonomi të qëndrueshme.
Thelbi i këtij transformimi qëndron në vullnetin politik për reforma dhe kontraktualitetin e procesit të integrimit Evropian. Në zemër të procesit integrues qëndron koncepti i kushtëzimit.

Fare thjesht dy palë dakordohen që të marrin përsipër disa obligime të ndërsjella, respektimi i të cilëve do t’i sjell të dy palëve përfitime të përbashkëta.
Sundimi i ligjit vazhdon të mbetet njëra nga vlerat themelore mbi të cilat është themeluar BE-ja. Ruajtja e një qëllimi të tillë si sundimi i ligjit, është ajo që Bashkimi Evropian e ka bërë që nga fillimi i tij e deri tek kapitujt e fundit të zgjerimit. Sundimi i ligjit mbetet top prioritet për BE-në dhe është në zemër të procesit të aderimit, si një nga shtyllat kryesore të kritereve politike të Kopenhagës.

Po ashtu duhet thëne qe vendet aspiruese duhet t’i trajtojnë çështjet si reforma e gjyqësorit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në stadet e hershme të negociatave të anëtarësimit, për të demonstruar një precedent të fortë rezultatesh të qëndrueshme
Nga ana tjetër forcimi i sundimit të ligjit është një nga sfidat kryesore për shumicën e vendeve në procesin e zgjerimit veçanërisht në drejtim të përmirësimit të funksionimit dhe pavarësisë së gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kjo kërkon vullnet të fortë politik , duke lëvizur përtej deklaratave dhe retorikave politike në rezultate të prekshme.
MSA-ja e Kosovës është më e avancuar në këtë drejtim, duke shtuar si prioritet forcimin e paanshmërisë dhe llogaridhënies, transparences dhe pavaresise së gjyqësorit me nje gjuhe shume me te thukt krahasuar me marreveshjet e kaluara.

Arritjet më të mëdha gjatë këtyre 10 viteve të fundit në rrugën e Kosovës drejt BE-s, mund të konsiderohen: Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Ascociimit si marrëveshje e parë kontraktuale ne mes te Kosove dhe BE-se,Lansimi i procesit të liberalizimit të vizave në qershor të 2012-ës dhe me shpresë përfundimi i shpejti tij, por vetem atehere kur institucionet pergjegjese te kene treguar seriozitet dhe vullnet per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit te larte, përfitimi i fondeve të BE-së, qasja në Programet e BE-së në mënyrë të barabartë sikurse vendet e tjera të rajonit. Njëkohësisht, sot Kosova është pjesë e barabartë e të gjitha proceseve politike në kuadër të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, siç është procesi i Berlinit.

Raporti i Kosovës me BE-në ka pasur nevojë për një zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme, të njëjtë, si në kuptim të perspektivës, ashtu edhe kornizës së detyrimeve, me të gjitha vendet e rajonit. Kjo zgjidhje eshte MSA-ja per Kosoven, qe parasheh obligimin e BE-së që të realizon perspektiven Evropiane të Kosovës, duke integruara ate në harmoni me kriteret e Kopenhagës të vitit 1993, kritere këto që flasin qartë që qëllimi i përmbushjes së tyre është anëtarësimi në BE.
Synimet specifike të MSA-së së Kosovës janë: – të mbështesin përpjekjet e Kosovës për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit; – të kontribuojë në stabilitetin politik, ekonomik dhe institucional në Kosovë dhe në rajon; – të sigurojë një kornizë të përshtatshme për dialogun politik; – të mbështesë përpjekjet për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërkombëtar; – të mbështesë përpjekjet për të përfunduar tranzicionin në një ekonomi funksionale të tregut,të zhvillojë një zonë të tregtisë së lirë midis BE-së dhe Kosovës; – për të nxitur bashkëpunimin rajonal

Zbatimi ne ploteni i obligimeve tona qe burojne nga Marrëveshjen Stabilizim Asociimi ofron stabilitet dhe siguri për investitorët, dhe si e tillë krijon bazë të shëndoshë për investime të huaja direkte dhe gjenerimin e vendeve të punës, por gjithmonë duke pasur ne mendje qe pa gjyqësore te pavarur, jashtë ndikimeve politike asnjera nga keto nuk do jene te mundshme.

Me një fjalë, nëse Kosova do të jetë e gatshme të përfitoj nga kjo marrëveshje, kjo e fundit do të paraqet bazamentin e procesit të pandalshëm të reformave brenda Kosovës, dhe të cilat do të shërbejnë edhe integrimit të saj në BE.

Keto reforma,do te vlerësohen dhe konsiderohen për here te pare nga një strukture e përbashkët  institucionale ne mes te BE-se dhe Kosovës. Ne ketë prizëm edhe duhet shikuar emancipimi i ngadalshëm dhe pjekja e kuadrit tone institucional për t’ju qasur zbatimit te kushteve nga një hapësire e përbashkët vendimmarrëse dhe përgjegjësie, qe e rrit shume here jo vetëm vetëdijen politike por edhe përgjegjësinë shtetërore te republikës sonë.
Pas hyrjes ne fuqi të MSA-s, poashtu strategjise se zgjerimit 2018, edhe Kosova tanimë ka një perspektive të qartë drejt anëtarësimit në BE, po aq të njëjtë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor edhe pse e fundit ne ketë grup.

Sidoqoftë, Kosova është duke hyrë e fundit në një klub të vendeve të zhvilluara evropiane. Standardet që duhet të përmbushen janë duke u ashpërsuar çdo ditë e më shumë. Prandaj, klasa politike duhet të konsolidoj konsensusin nacional, dhe vullnetin politik për reformat e thella që na presin përpara.

Nëse analizohet zbatimi i deritanishëm i Planit Kombëtare për Zbatimin e MSA-së, si dokument kyc i Qeverisë, ne ende jemi larg të synimeve që vetë Qeveria ka përcaktuar vetës. Menjëherë në vitin e parë të hyrjes në fuqi të MSA-së, niveli i përgjithshëm i zbatimit ka qenë 50%, shto këtu faktin që ky është dokument i brendshëm qeveritar, pra as parashikimet tona vjetore nuk po arrim ti plotësojmë. Poashtu në drejtim të prioritizimit të reformave të shumta , Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian kanë lansuar Agjendën Evropiane të Reformave, që përmban në vete 22 top prioritetet për institucionet tona, duket fillluar prej sundimit të ligjit deri tek zhvillimi ekonomik,arismi dhe punësimi.
Të gjitha keto 22 prioritet është dashur të adresohen deri në fund të vitit 2017, por kjo fatkeqësisht nuk ka ndodhur, ne krejt cka kemi bërë këto dy vite është përmbushja e një prioriteti të vetëm.

Prandaj, këto statistika nuk mund ti zëvendësojnë fjalimet bosh politike duke tentuar bartjen e përgjegjesisë nga një institucion tek tjetri. Këtu duhet matur edhe serioziteti i klasës politike ne rrugëtimin evropiane të vendit tonë që është para se gjithash percaktim i vetë popullit tonë. I tërë spektri politik duhet lënë anash politikat ditore me qëllim te konsolidimit të vullnetit politik përtej jetës së cdo qeverie , pasi që obligimet që rrjedhin nga procesi i integrimit do të jane aty duke pritur adresim nga cilado qeveri që është në detyrë pa dallim prej percaktimeve të tyre politike. Vetëm pasi të tregohet përkushtim dhe vullnet në këto reforma ne mund të flasim për aplikimin për statusin kandidat, apo më vone edhe fillimin e ngociatave për antarësimin tonë në BE.

MSc. Taulant KRYEZIU
Njohës i Integrimit Evropian