Lajme

Agjencinë e Kosovës për Akreditim e pret Auditimi i përgjithshëm, dyshohet për vendime të kundërligjshme!

07/16/2018 15:29
nga:Gazeta Blic

Agjencia e Kosovës për Akreditim pritet t’i nënshtrohet një Auditimi të përgjithshëm nga Auditori, përfshirë edhe vendimet e marra për akreditimin e programeve akademike, nën dyshimin se është vepruar kundër Udhëzimit Administrativ në disa procese.

Kjo me kërkesë të Shyhrete Reçica që është emëruar si ushtruese e detyrës së drejtorit të AKA-së. Përveç programave akademike, ajo e ka parë si të nevojshme Auditimin edhe në udhëheqjen dhe menaxhimin e vendimarjes administrative të financave, raporton gazetablic.com.

Të paktën këto të dhëna figurojnë në një dokument të protokolluar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim të cilin e ka parë nga afër ekipi i “Gazeta Blic”

Në Agjencionin e Kosovës për Akreditim, është pa e nevojshme që t’i nënshtrohet një Auditimi nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës duke përfshirë vendimet e marra, akreditimin e programeve akademike (sidomos mbledhjet e muajit qershor dhe shtator 2017 dhe maj e qershor 2018) ku dyshohet për disa procese në kundërshtim me UA 9/ 2017.

Gjithashtu edhe në udhëheqjen dhe menaxhimin e vendimarjes administrative të financave në atë të personelit etj – në mënyrë që të sigurohet një pasqyrë e saktë e gjendjes reale.

Bazuar si me lartë, konsideroj se kryerja e një auditimi gjithpërfshirës nga ana e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës do të ishte në dobi të vetë AKA-së, prandaj edhe ju kërkoj që në bazë të kompentecave tuaja të ndërmerrni të gjitha hapat e duhura për të iniciuar dhe kryer një proces auditimi në Agjencinë e Kosovës për Akreditim”, thuhet në kërkesën e U.D. Reçica, drejtuar Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Disa ditë më parë “Gazeta Blic” kishte raportuar për anëtarin e Bordit të Agjencisë së Akreditimit në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Xhavit Rexhaj i cili kishte vepruar kundërligjshëm duke u bërë pjesë e spoteve reklamuese të Kolegjit AAB.

Konflikt i pastër Interesi, anëtari i Bordit të Agjencisë së Akreditimit bën reklamë për Kolegjin AAB

Ndyrshe, ndërhyrja e politikës në arsim, ka bërë që Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) të përjashtojë Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit që është marrë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit dhe të menaxhmentit të Agjencisë së Akreditimit./Gazeta Blic/

04/30/2019 16:26

Ministri Bytyqi dënon sulmin ndaj mësimdhënëses në Prishtinë