Lajme

Agim Veliu: Oferta e VV nuk është serioze

01/14/2020 15:38
nga:B. D

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK-së.

Veliu në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se në këtë ofertë nuk ka diçka të re dhe serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare.

“Duhet me shqyrtua me organet e LDK-së edhe besoj se do të bisedojmë për parime të marrëveshjes, nuk e di çfarë kemi të shqyrtojmë në këtë ofertë”, u shpreh Veliu.

I pyetur se a do të mund të ketë takim brenda ditës së sotme mes Mustafës dhe Kurtit, nënkryetari i LDK-së u shpreh se “Jo takime nuk besoj që ka, letrën e kemi marrë bazë të saj do ta shqyrtojmë parimet dhe pozicionet tona”.

Ndryshe në ofertën e fundit që LVV i ka bërë LDK-së, është paraparë që kjo e fundit të qeverisë me 6 ministri si dhe ta marrë postin e presidentit.

Deputetja e LDK-së përgjigjet rreth ofertës së VV-së: Shtimi i numrit të ministrive, i papranueshëm!

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar