Lajme

Agim Veliu ministër, Podujeva përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme

02/03/2020 21:03
nga:Norë Kelmendi

Pas dorëheqjes së kryetarit të Podujevës, Agim Veliu në këtë komunë pritet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme

Zyra e Agim Veliut po qëndron e mbyllur.

Këtë të hënë kryetari i Podujevës ia ka mësyrë Kuvendit të Kosovës për të marrë një pozitë të re.

Veliu që i mbeti në gjysmë mandati i pestë si kryetar i Podujevës është zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme.

E tani frenat e komunës pritet t’i marrë nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari i cili është njëri nga personat më të afërt të Veliut.

Rudari thotë se përcolli për Prishtinë, Veliun mëngjesin e së hënës.

“Kafen e kemi pirë bashkë dhe kemi biseduar dhe për punën që do të mbetën për ti kryer në komunë”, Nexhmi Rudari, nënkryetar i Podujevës

I dyti i kësaj komune nuk ka asnjë dyshim se Agim Veliu do të ia dalë edhe si ministër i MPB-së.

“Nga përvoja jeme më të, besoj që po pasi është personalitet i vendosur për shtetin dhe për vendin dhe tu e njoftë, ai një punë që e merr e qon edhe në fund”

E se ky qytet është bastion i LKD-së e dëshmon edhe fotografia e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në shesh.

Foto e Rugovës nuk mungojnë as në çajtoret e qytetit ku qytetarët kanë vetëm fjalë të mira për Veliun.

Interesim i madh për ta parë seancën konstitutiveve të Kuvendit të Kosovës u pa edhe në lokalet e tjera të këtij qyteti.

Të gjithë janë të kënaqur për punën që e ka bërë Veliu si kryetari i Podujevës.

E opozita thonë se Agim Veliu nuk do t’i mungoj kësaj komune fare, derisa thonë se janë të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Komuna ka qenë pra kryetar gjithë, ska me i mungu pasi ai ska qenë banor i komunës sonë…Kandidati ende ka kohë, kemi shumë kandidat potencial dhe besojmë që do ta fitojmë komunë”, thotë Bahrim Selimi, sekretar i VV-së në Podujevë.

Ndërkohë Agim Veliu posa ta marrë pozitën e ministrit të MPB-së, duhet të jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës e brenda 45 ditëve pritet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë qytet.

03/26/2020 20:40

Konjufca e quan të pacipë mocionin e mosbesimit, thotë se Veliu e mori atë që meritoi