Lajme

Agim Veliu me deklaratë të ashpër kundër Albin Kurtit: Po e rrezikojnë miqësinë me Amerikën, por s’do t’i lejojmë

03/10/2020 00:00
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, po merr pjesë në fushatën e kandidatit të LDK’së për Podjuevën, Nexhmi Rudari.

Në një tubim ai ka hedhur akuza ndaj VV’së, duke thënë se po e prishin miqësinë e Kosovës me SHBA’në.

Veliu, që liroi postin e kryetarit të komunës për atë të ministrit në qeverinë Kurti, thotë po ashtu se e mori pozitën e ministrit për disa arsye specifike.

“Mos votoni majtas, sepse ata janë duke e rrezikuar miqësinë tonë me Amerikën. Ne nuk do t’i lejojmë, sepse për disa gjëra, të cilat ju besoj se i dini, u dashtë që të hyj në Qeveri”, ka thënë ai.

Ai ka hedhur edhe akuza ndaj kandidat të VV’së, Shpejtim Bulliqi, duke e quajtur “hileçar”.

“Nuk kemi kohë për balotazhe ne. Kundërkandidatët që i ka Nexhi janë të papërgatitur, të pabesueshëm dhe nuk ka njerëz që çojnë përpara diçka. Janë hileqarë. Dhe njëri prej tyre ishte deri vonë me ne dhe ai i ka bërë dëm vendit që të rinjtë tonë i ka lënë pa viza dhe një dëm që ia ka bërë buxhetit 320 mijë euro”, shtoi ai.

Zgjedhjet në komunën e Besianës mbahen me 15 mars.

“Isa Mustafa e ka lëshuar takimin e fundit me Albin Kurtin…”

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar