Lajme

Agim Veliu i përgjigjet analistit politik: Unë jam matur!

01/21/2020 22:29
nga:Gazeta Blic

Krytari i Podujevës dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i është përgjigjur analistit Rron Gjinovcit.

“Unë jam matë para votuesve, kam marrë vota aq sa merr vota një deputet në shkallë vendi”, është shprehur Veliu në Pressing.

Tutje, Veliu tha se i kam fitu 20 mijë vota dhe komuna e Podujevës është komunë shumë e madhe.

“Kam dalë në zgjedhje dhe i kam fitu votat, i kam marrë 20 mijë vota në Podujevë dhe komuna e Podujevës është komunë shumë e madhe me hapësirë, ka theksuar ai.

Veliu ka mohuar se ka ndikuar takimi i tij në Berlin me emisarin e Trumpit, në qëndrimet e tij të shprehura publikisht, të cilat linin të kuptonin se numri dy i LDK’së nuk është për koalicion me LVV’në.

“Ato lidhje që po i bëni ju, nuk qëndrojnë dhe janë në nivel . Asgjë cfarë thuhet aty nuk ka ndodhur në takimin me Grenellin. As to lidhje që bëhen për Thacin. Takimi ishte caktuar me 26 dhjetor”, ka thënë Veliu.

Veliu ka mohuar që në takimin me Grenellin kanë diskutuar për formimin e Qeverisë së Kosovës.

“Jo. Kemi folur për zhvillimet aktua;e. Qëndrimi i tij ka qenë që Kosova sa më shpejt duhet të ketë Qeveri”.

“Mund të them se aty nuk është folur as për një parti as për një individ”, është shprehur Veliu në Pressing.

Ai thotë se duhet të përfundojnë bisedimet më LVV’në e pastaj të vendos Këshilli i LDK’së dhe Kryesia e saj se cka duhet të ndodhë më tutje.

“Sigurtisht që nuk jam pengesë për një koalicion të tillë. E kam thënë më herët se në organet e partisë e kam dhënë mendimin tim. Cfarëdo vendimi që merret në organët me shumicë unë e respektoj, por i shprehi mendimet e mia”, ka thënë nënkryetari i LDK’së.

Veliu refuzoi të tregojë nëse ai personalisht do që të shkohet në zgjedhje apo që partia e tij të bëjë partneritet me ndonjë subjekt tjetër.

“Ne të përfundojmë bisedimet me VV’së dhe pastaj organet e LDK’së duhet të mblidhen dhe të japin fjalën e tyre”.

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar