Lajme

Agim Veliu e ‘godet’ sërish Vetëvendosjen: Ata e kërkuan KUINT-in në takimin e nesërm

01/27/2020 23:50
nga:Gazeta Blic

Dy nënkryetarët e LDK’së, Vjosa Osmani e Agim Veliu sërish kanë dhënë deklarata kundërthënëse në raport me Lëvizjen Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, në një lidhje direkte në emisionin DPT te Fidani tha se ka qenë kërkesë e Lëvizjes Vetëvendosjes që në takimin e nesërm mes dy partive të marrin pjesë edhe ambasadorët e QUINT’it.

“Ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes përfshirja e ambasadorëve”, ka thënë Veliu në T7.

Ndërkaq nënkryetarja tjetër e LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë sot për Gazetën Express se ka qenë kërkesë e përbashkët e VV’së dhe e LDK’së që të marrin pjesë përfaqësuesit e QUINT’it.

Siç tregoi nënkryetarja e LDK’së, në takimin e nesërm nuk pritet të ndërmjetësojnë vendet e QUINT’it për arritjen e marrëveshjes.

“Takim informativ, ashtu ka qenë ideja kur e diskutuam”, ka thënë Osmani.

Pas dështimit të marrëveshjes me VV-në, Lutfi Haziri vjen me deklaratë: Posti i kryeparlamentarit na takon ne

03/30/2020 12:45

Agim Veliu: Veç ata që janë të çmendur nuk i’u përgjigjen institucioneve, flet për ftesën e Thaçit!