• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Agim Bahtri pro heqjes së taksës!

03/01/2019 23:01
nga:FL.B

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri është pro heqjes së taksës së vendosur ndaj mallrave me origjinë serbe dhe boshnjake, shkruan GazetaBlic.

Ai këtë e ka bërë të ditur në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” ku ka thënë se tash, sipas tij, është ardhur një kohë më ndryshe për arsye se shton se Kosova duhet t’i ruaj miqtë ndërkombëtar e sidomos ata që thotë se kanë qenë prijës për lirimin e Kosovës, kanë qenë edhe para luftës me Kosovën, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës.

Janë shumë arsye që ta sanksionojmë, por tani është ardhur një kohë mendoj më ndryshe për arsye se ne duhet t’i ruajmë miqtë ndërkombëtar e sidomos atyre që kanë qenë prijës për lirimin e Kosovës, kanë qenë edhe para luftës me neve, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës dhe ata miq ne duhet t’i dëgjojmë” – ka thënë Bahtiri.

Ai mendon që ka ardhur koha që tu ipet mundësi bisedimeve dhe paqes, derisa shton se ka besim që do të arrihet sukses dhe se Serbia, sipas tij, do ta njohë Kosovën.

Taksa unë po mendoj që është koha për me u hjek për arsye se duhet të u ipet mundësia e bisedimeve dhe paqes. Dhe këto bisedime besoj që kanë për të arritur një sukses që Serbia të na njef neve dhe ne Serbinë, njëkohësisht të bëjmë edhe inkuadrimin nëpër qarqet ndërkombëtare të cilat janë institucione…” – ka shtuar ndër të tjera Bahtri.

05/25/2019 17:09

Thirret protestë kundër korrupsionit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë