Lajme

Agim Bahtiri reagon pas sulmit të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit

09/11/2019 23:06
nga:L H

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e VV-së, Agim Bahtiri ka reaguar pas përleshjes fizike mes Haki Abazit të VV-së dhe Dardan Molliqajt nga PSD, shkruan Gazeta Blic.

Bahtiri ka thënë se veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje.

“Veprime të tilla kriminale tregojnë se Molliqaj dhe shokët e tij e kanë dëmtuar me vite Lëvizjen Vetëvendosje, duke bërë veprime të dhunshme dhe të patolerueshme.Përkrahjen e gjithmbarshme popullore ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje nuk po e pranojnë dezertorët e PSD-së.”, ka shkruar bahtiri.

“Me veprime banditeske Molliqaj dhe shokët të tij, po mundohen t’i hyjnë në hatër gangsterëve të partisë që iu kanë bashkëngjitur. Ka kaluar koha e frikës dhe dhunës, sepse askush nuk i frikësohet askujt, aq më pak banditëve të vegjël si Dardan Molliqaj, i cili krejt famën e ka të ndërtuar duke nxjerrë njerëz zhag nga veturat. Veprimi i sontëm është i ligë dhe tinëzar, sepse herave të tjera nuk do ta ketë rastin ta përsërit të njëjtin!”, përfundon shkrimin e tij Bahtiri./Gazeta Blic

Flet Haki Abazi: Isha duke dalë nga televizioni, Dardani erdhi me shoqëruesin e tij dhe pastaj