Lajme

Agim Bahtiri premton hapjen e fabrikës për riciklimin e mbeturinave në Mitrovicë

12/15/2019 22:32
nga:B. D

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se qytetit të Mitrovicës shumë shpejt do i shtohet edhe fabrika e riciklimit të mbeturinave, e para e këtij lloji në Kosovë.

“Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t’i shtohet edhe fabrika për riciklimin e mbeturinave, që është e para e këtij lloji në Kosovë”, ka shkruar Bahtiri në faqen e tij në Facebook.

“Me një investim prej 3.5 milionë euro, kjo fabrikë tashmë është kompletuar dhe pas mbarimit të procedurave teknike standarde do t’ia fillon punës, ku edhe do të hapen dhjetëra vende të reja pune”

Tutje Bahtiri tregon se për çka do të shërbejë kjo fabrikë në të ardhmen.

“Mbeturinat si hekuri, letra, druri, plastika e qelqi, do të ndahen dhe grumbullohen këtu për t’u shitur, me çka do ta zvogëlojnë sasinë e mbeturinave që hidhen ne deponi me më shumë se përgjysmë”.

Projekteve të mëdha që janë realizuar në Mitrovicë, nga tash do t'i shtohet edhe fabrika për reciklimin e mbeturinave,…

Publiée par Agim Bahtiri sur Dimanche 15 décembre 2019

05/04/2020 18:13

Bahtiri: Mos e shfrytëzoni humbjen e një jete për sulme politike, turp ju qoftë!