Sporti

Agim Bahtiri: Kurti do të jetë shumë i përagtitur për bisedimet në Bruksel, delegacionet e kaluara nuk e përcaktonin asnjë pikë

05/28/2021 20:43
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se Albin Kurti do të jetë shumë i përgatitur në lidhje me bisedimet në Bruksel.

Ai në emisionin BlicInterview theksoi poashtu se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do ta ketë të lehtë përfundimin e këtyre negociatave duke e njohur qëndrimin e tij.

“Unë mendoj se duke e njohur e Kurtin dhe qëndrimin e tij nuk e ka të lehtë për t’i dhënë fund këtyre negociatave dhe këtyre bisedimeve. Kurti do të jetë shumë i përgatitur për secilën pikë që do të diskutohet dhe jo si më parë që nuk është përcaktuar asnjë pikë nga delegacioni kosvar, para bisedimeve në Bruksel”, tha Bahtiri.

Emisionin e plotë mund ta gjeni këtu.