Lajme

Agim Bahtiri: Kërkesa e LDK për kryeparlamentarin është poshtërim për VV

01/27/2020 21:43
nga:B. D

Agim Bahtiri përsëri ka reaguar për marrëveshjen LDK-VV .

Ai në një bisedë telefonike në Debat Plus tha se VV’ja nuk shkelë mbi postin e kryeparlamentarit.

Bahtiri theksoi se janë të gatshëm të takohen me LDK, por që kjo parti duhet të kuptoj se çështja e kryeparlamentarit ka përfunduar.

“I kemi treguar, personalisht edhe Veliu, dhe mbi këtë post nuk kalon asgjë, gjithçka mundemi me bisedu, por post i kryeparlamentarit ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Bahtiri.

“VV është e hapur në gjithçka çka është në interes të popullit, është e gatshme të bisedojë sa herë ata që dëshirojnë por jo duke shkelur parime. Dikush do ta paguajë këtë gjë, e më së paku VV sepse ka bërë kompromise në krejt procesin”, ka thënë ai.

“Është një bllokadë totale, prej një partneri që kemi pritur. Kjo e keqe që po i ndodhë Kosovës por më shumë të LDK-së. Kërkesa e LDK për kryeparlamentarin është poshtërim për VV”, ka thënë ai në Debat Plus.

05/04/2020 18:13

Bahtiri: Mos e shfrytëzoni humbjen e një jete për sulme politike, turp ju qoftë!