Lajme

Agim Bahtiri i “lutet” Isa Mustafës: Për hirë të qytetarëve nënshkruaj marrëveshjen sot!

01/07/2020 16:53
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka kërkuar nga kryetari i LDK-së Isa Mustafa që të nënshkruaj sot marrëveshjen për koalicion me LVV-në.

Sipas Bahtirit, Mustafa duhet ta bëhet pjesë e qeverisë për hirë të qytetarëve dhe proceseve me të cilat do të përballet vendi në ditët dhe javët në vijim, raporton GazetaBlic.com

“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, u shpreh Bahtiri, në një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Më poshtë e gjeni reagimin e tij të plotë:Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, kam parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta qoj në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë.

02/09/2020 22:32

Agim Bahtiri me akuza të rënda për Hashim Thaçin, Edi Ramën e Baton Haxhiun