Lajme

Agim Bahtiri i kundërpërgjigjet ashpër Enver Hasanit: Nuk jap nota nëpër hotele, kjo tregon kush është turpi i Mitrovicës!

07/29/2021 13:59
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj ish- kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Këto akuza të Bahtirit vijnë pas deklaratave të Enver Hasanit të dhëna mbrëmë se se është turp që Albin Kurti të kandidojë Agim Bahtirin për kryetarë të Mitrovicës.

“Nuk jam njeri që japi nota nëpër hotele. Kjo tregon kush është turpi i Mitrovicës dhe krejt Kosovës” , ka theksuar Bahtiri për Gazeta Blic.

Ndërkaq, Enver Hasani dje në një emision televiziv ndër të tjera ka theksuar se si mitrovicali do të ishte turp të ishte në garë Agin Bahtiri.

“Albini na e ka një borxh kësaj radhe, mos me qitë tipin e Agim Bahtirit sepse vërtet është turp, po flas si mitrovicali, po flas sepse jam votues… sepse niveli i menaxhimit të Mitrovicës dhe niveli intelektual është nën mesataren e qytetarëve që ai e përfaqëson. Në qoftë se… se Albini fuqinë politike që e ka sot… ka pafund intelektualë VV’ja në Mitrovicë… dhe unë besoj që kaq borxh Albini ia ka Mitrovicës… me të thanë të drejtën me na kursye, po i them publikisht kursena”, është shprehur Hasani. /Gazeta Blic/

Hasani i lutet Kurtit: Mos e kandido Bahtirin në Mitrovicë, është turp!

 

Përcaktohet Albin Kurti: Këta janë kandidatët për kryetar të Gjilanit, Ferizajt dhe Kamenicës