Lajme

Agim Bahtiri e pranon se ka punësuar nipin si drejtor në Komunën e Mitrovicës

11/06/2019 23:28
nga:B. D

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka pranuar se ka nepotizëm në komunën që e udhëheq.

Bahitiri sonte ka pranuar se ka të punësuar në pozitë të lartë në Komunë djalin e vëllait të tij, për të cilin ka thënë se e ka kthyer nga Irlanda për ta ndihmuar në punët e Komunës.

“Prej ardhjes time në vitin 2013, e kam një djalë të vëllait të cilin e kam kthyer nga Irlanda për me më ndihmu, me pas afër vetit, për arsye se ju e dini shumë mirë si ka qenë Mitrovica në vitin 2013, ai është ne ekzekutiv dhe tjetër nuk kamë të familjes, ai është drejtor i emergjencave”, ka thënë Bahtiri në emisionin DebatPlus.

Sipas Bahtirit, askujt nuk duhet të i mohohet e drejta e punësimit në institucione publike, vetëm pse një familjar i tij ka pozitë të lart.

“Askujt nuk duhet me ju mohu e drejta e punësimit, nëse e ka dikë të familjes në pozitë, sepse ajo i bie diskriminim familjar”, është shprehur i pari i Mitrovicës.

12/08/2019 12:23

Bahtiri i del në mbrojtje Sveçlës: U ul afër Gjuriqit për ta mbrojtur Kosovën