Uncategorized

Agim Bahtiri dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të Gazeta Blic: Në këtë kohë ata po e rrezikojnë shëndetin e tyre

03/23/2020 16:39
nga:Norë Kelmendi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarëve të Gazeta Blic, Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramanit, Arsim Rexhepi.

Bahtiri është shprehur se askush nuk guxon t’i pengoj dhe sulmoj gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre për informim të publikut, sidomos në këtë kohë të gjendjes emergjente ku ata duke dalë në terren po e rrezikojnë shëndetin e tyre nga koronavirusi COVID-19, vetëm e vetëm për t’i informuar qytetarët.

Shkrimi i plotë:

E dënoj ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Gazeta Blic, i cili ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës.

Përmes mediave mësova lajmin e keq se gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi, janë sulmuar duke bërë punën e tyre, gjë që është palejueshme e dënueshme.

Ftoj organet e rendit dhe drejtësisë që ta hetojnë rastin dhe t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për t’i vënë para drejtësisë kryerësit e këtij akti qyqar.

Askush nuk guxon t’i pengoj dhe sulmoj gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre për informim të publikut, sidomos në këtë kohë të gjendjes emergjente ku ata duke dalë në terren po e rrezikojnë shëndetin e tyre nga koronavirusi COVID-19, vetëm e vetëm për t’i informuar qytetarët.

AB

Presidenti HashimThaçi reagon ndaj sulmit të ekipit të Gazeta Blic

AGK dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Gazetës Blic

06/22/2020 10:14

Agim Bahtiri: Thaçi do ta rrëzojë qeverinë Hoti, sapo t’i arrijë marrëveshjet me Serbinë