• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Agim Aliu: Çdo metër katror i Ferizajt do të planifikohet me rrugë, trotuare dhe hapësira të gjelbra

10/01/2025 12:37
nga:N K

Kryetari aktual i komunës së Ferizajt, njëkohësisht kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, në një intervistë për BlicIntervieë me Astrit Gashin, ka prezantuar planin e ri zhvillimor që pritet të realizohet gjatë katërvjecarit të ardhshëm, duke e quajtur këtë plan si një hap vendimtar për transformimin e qytetit, raporton GazetaBlic.

Aliu theksoi se plani i ri zhvillimor do të sjellë qartësi e saktësi në çdo metër katror të komunës së Ferizajt dhe poashtu do të krijojë mundësi të reja per qytetarët dhe bizneset.

“Ferizaji i ri është plani i ri zhvillimor, ne do të kemi mundësinë që në 4-vjeçarin e ardhshëm ta bëjmë planin e ri zhvillimor dhe njëra prej arsyeve kryesore pse ne e kemi bërë sloganin për Ferizajn e gjeneratës tjetër është pikërisht dixhitalizimi për të cilin folëm, pra dixhitalizimi, por mbi të gjitha do jetë plani zhvillimor. Plani i ri zhvillimor do e ndryshojë edhe më shumë Ferizajn, do e transformojë edhe më shumë Ferizajn dhe do krijojë edhe më shumë mundësi për qytetarët, bizneset dhe të gjithë ata që mund të vijnë nesër ta vizitojnë Ferizajn”, ka thënë ai.

Ai theksoi se me këtë plan të ri, çdo pjesë e qytetit do të jetë e planifikuar mirë, me zgjerim rrugësh, trotuare, shtigje biçikletash dhe hapësira të gjelbra që deri më sot kanë munguar.

“Kjo i bie që secili metër katror i komunës së Ferizajt do jetë i mirëplanifikuar, do ketë qartësi dhe saktësi të planifikimit, me zgjerim të rrugëve, me krijimin e mundësive që këto rrugë të kenë trotuaret, shtigjet e biçikletave por, mbi të gjitha krijimin e hapësirave të gjelbra sepse ne kemi pasë një pamundësi gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes sepse e kemi trashëguar një plan zhvillimor i cili ka qenë kufizim për punë dhe projekte të caktuara”, theksoi kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Ferizajin.

Në mesin e projekteve kryesore që pritet të realizohen është edhe unaza e brendshme e qytetit, e cila sipas Aliut do të shfrytëzohet për të liruar nyjet kyçe dhe për të lehtësuar qarkullimin dhe komunikacionin.

“Projektet kryesore është unaza e brendshme e qytetit e cila do të inkorporohet në kuadër të projektit zhvillimor komunal, dhe do jetë trajtimi i zonave ose nyjeve kyçe të cilat në disa zona të Ferizajt janë ngulfatëse. Pra, do çlirohen ato zona me planin e ri zhvillimor sepse është i tëri transformim i ri dhe mundësi e re. Po ashtu unaza ndikon që të shkarkohet më shumë komunikacioni dhe qytetarët në qarkullimin e tyre në punët dhe angazhimet e tyre të kenë alternativa të qarkullimit, por mbi të gjitha unaza e brendshme do sjellë edhe zhvillim në hapësirën ku ajo do bëhet sepse do krijojë krejt mënyrë tjetër të planifikimit dhe të të bërit biznes por edhe mënyrën e të jetuarit të qytetarëve që janë pjesë e asaj zone”, ka deklaruar Aliu.

Sipas tij, unaza e brendshme do të shtrihet në një gjatësi prej 6 deri në 8 kilometra, ku do të përfshihen edhe bazamentet ekzistuese që do të transformohen.

“Është mes 6 dhe 8 kilometrave që synohen të jenë. Ka edhe bazament ekzistues, ato do transformohen dhe unë nuk i inkorporova në të ajo do bëhet e re, por edhe ato ekzistuese dhe transformuese dhe pastaj do bëhet unaza e brendshme e qytetit”.

Aliu tha se ky plan është i mbështetur nga një ekip prej mbi 15 ekspertësh që kanë punuar edhe më herët me komunën, ndërsa pjesë e ekipit janë përfshirë edhe profesionistë të rinjë me përvojë ndërkombëtare.

“E tash me planin i ri zhvillimor ku ne vec kemi kontaktuar kompaninë e poashtu janë mbi 15 ekspertë të cilët kanë punuar vazhdueshëm gjatë gjithë vitëve që unë kam pasur mandat si kryetar i komunës, të gjitha këto projekte që janë transformuese për Ferizajn unë i kam realizuar falë këtij grupi që jam falënderues”, u shpreh Aliu.