Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi para pak minutash është paraqitur në Policinë e Kosovës.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Ademi, i cili raportohet se kishte flet arrest ditën e sotme, para pak çastesh është paraqitur në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
“Ai është në Polici. Nuk është arrestuar, por ka shkuar vetë”, thonë burimet nga Policia e Kosovës.
Pas pak do t’iu mbajmë të informuar se për çfarë bëhet fjalë më konkretisht.