Showtime

Afrona Dika zbulon detajin përrallor nga dasma me Bleron!

03/19/2019 10:29
nga:L I

Do jetë pikërisht muaji shtator kur Afrona Dika dhe Blero Muharremi do të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë, shkruan GazetaBlic.

E duket se dyshja kanë filluar dhe përgatitjet e para. Afrona përmes një fotografie të publikuar në Instagram ka treguar se si do duket dasma e saj, saktësisht dekori në sallën ku do të mbahet ceremonia.

“Është gjithçka rreth detajeve” ka shkruar Afrona.

Ishte Blero ai që dy vite më parë i propozoi fejesë Afronës gjatë emisionit të organizuar nga “Prive” për festat e fundvitit, e edhe pse që nga ajo kohë lidhja e çiftit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta, por që duket tani çdo gjë po merr formën e duhur për ta dhe do martohen!/GazetaBlic

08/16/2019 09:20

Afrona Dika shtatzënë?