Showtime

Afrona Dika tregon datën kur do të martohet me Bleron

07/01/2019 09:33
nga:Natyra

Afrona Dika shijoi disa ditë të mira pushimi me mikeshat e saj në Mykonos të Greqisë. Ajo atje bëri festën e beqarisë, disa muaj para se të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë me këngëtarin Blero.

Meqë dasma e tyre ka kohë që përflitet gjithandej, bukuroshja jonë së fundmi në rrjetet sociale iu është përgjigjur fansave në disa pyetje, teksa ka bërë publike datën e martesës.

E pyetur se kur do të martohet, Afrona e ka dhënë datën e saktë të martesës e që është 21 shtatori.

Ndër të tjerash, ajo pyetet se çfarë pëlqen më shumë te i dashuri i saj, Blero dhe një përgjigje e modeles shqiptare rreth kësaj po ashtu nuk ka munguar duke thënë: “E ka zemrën e madhe”.

Dyshja janë të lidhur prej vitesh dhe ka kohë që janë në përgatitje të një dasme të madhe.

Kujtojmë që Blero ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi dhe kanë një vajzë bashkë, ndërsa për Afronën kjo do jetë martesa e parë.

08/16/2019 09:20

Afrona Dika shtatzënë?