Showtime

Afrona Dika na jep një buzëqeshje rrezatuese dhe joshëse në imazhin e fundit

06/10/2018 16:42
nga:Gazeta Blic

Emri saj është bërë i njohur për publikun shqiptar atëherë kur nisi të përflitej për lidhjen e mundshem të saj me këngëtarin shqiptar nga Kosova, Blerim Muharremin , shkruan GazetaBlic.

Nuk pat vonuar shumë e gjithçka u bë publike, për t’u etiketuar si çifiti më i përfolur në mediat rozë për një kohë të gjatë.

E tash, Afrona Dika e cila për disa vite është në lidhje dashurie me Bleron, ka publikuar një imazh interesant në llogarinë e saj në “Instagram“.

© Afrona Dika [instagram]

Ajo shihet duke i dhënë një buzëqeshje rrezatuese syrit të kamerës së telefonit përderisa ka realizuar një selfie. Afrona Dika aty shihet shumë e thjeshtë përderisa ka falënderuar një klinikë për rregullimin e dhëmbëve.

Ndonëse është Dika munduar të shfaqet sa më natyrale dika vërehet të ketë vendosur një grim të lehtë në fytyrë por pa përdorur hijezues për sy. Ato që bien më shumë në sy janë buzët e saj të lyera me buzëkuq ngjyrë kafe në vjollcë.

© Afrona Dika [instagram]

Disa ditë më parë Dika ishte shfaqur në “Instagram” duke mbajtur në duar dy flamujt një të Shqipërisë e një të Zvicrës, përderisa kishte shtruar pyetjen se kush ishte gati për Kupën e Botës 2018.

Që nga data 11 prill në llogarinë e saj nuk ekziston asnjë fotografi me të dashurin e saj, Bleron por kjo nuk do te thotë se ka diçka që nuk shkon me çiftin. Ata janë thumbuar shpesh herë për ndarje të mundshme por kjo asnjëherë nuk ka ndodhur deri më tash, pasi që qiti për disa herë me radhë i kanë demantuar të gjitha ato informacione. / © GazetaBlic /

 

08/16/2019 09:20

Afrona Dika shtatzënë?