Sporti

Afrim Toverlani: Prishtina ka dy formacione, rezervistët e tyre mund të luajnë në çdo skuadër!

06/29/2020 21:06
nga:Lorik J

Prishtina ka fituar derbin ndaj Feronikelit me rezultatin e pastër 3-1.

Skuadra e Prishtinës ka fituar pas golave të Otto John, Mankendas dhe Januzit, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Dabiqaj, raporton GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Afrim Tovlerani, trajneri i Feronikelit theksoi se skuadra e tij ka bërë gabime tek dy golat e parë të pësuar.

“Një ndeshje kemi bërë shumë gabime tek dy golat. Nuk kemi luajtur keq, por për momentin Prishtina ka shumë kapacitet dhe ka dy formacione. Prishtina në bankë ka lojtarë – që pothuajse në çdo skuadër mund të luajnë”, tha fillimisht Toverlani për SuperSport Kosova.

Pastaj, Toki foli edhe për kontratën e tij me Feronikelin, ku tha se është në diskutim për të vazhduar akoma.

“Jemi duke diskutuar për marrëveshjen time, por futbollit kurrë nuk i dihet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/