Sporti

Afrim Toverlani fton adhuruesit e sportit të mbushin stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen Prishtina – Ballkani

02/26/2020 18:13
nga:Lorik J

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Toverlani ka ftuar adhuruesit e sportit në Kosovë që të mbushin stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën – në ndeshjen Prishtina – Ballkani.

Prishtina e mirëpret Ballkanin të shtunën me fillim nga ora 17:00, në kuadër të xhiros së 19’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Ballkani është lider i Superligës së Kosovës, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e tretë me tre pikë largë kreut.

Plisat, tifozët e Prishtinës kanë bërë një video – ku bëjnë thirrje për qytetarët që të jenë prezent në numër sa më të madh të shtunën në stadium.

Në këtë video ka marrë pjesë edhe trajneri i njohur kosovar, Afrim Toverlani – i cili fton adhuruesit e sportit që të mos mungojnë.

Ja video: