Showtime

Afrim Muçiqi i drejtohet Labit: Të merremi me muzikë, ti e di si janë politikanët

09/29/2020 11:46
nga:L I

Ditën e djeshme Labinot Tahiri njoftoi se protesta e organizuar para Qeverisë nga artistët dhe pronarët e kafiterive është anuluar, meqë̈ sipas tij, duket se estrada i ka punët mirë, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, Afrim Muqiqi thotë se ai nuk ka qenë në dijeni aspak për këtë protestë.

“Unë nuk jam kontaktuar nga Labi fare. Tani po e shohë për herë të parë që paska thirr protestë dhe që e paska anuluar. Ne jemi artista të popullit dhe nuk bën të rreshtohemi politikisht. Do jem besnik ndaj popullit, atyre që më adhurojnë, nuk ja vlen të merremi me politikë, dhe Labi e di, i ka provuar si janë”, tha Muçiqi.