Lajme

Afganistan: Të paktë 24 persona vdesin nga vërshimet

05/25/2019 16:55
nga:A. R.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur shumë pjesë të Afganistanit, shkaktuan vërshime, duke lënë të vrarë të paktën 24 persona dhe plagosur 11 të tjerë vetëm në 48 orët e fundit, njoftuan zyrtarët.

Sipas Ministrisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Çështjeve Humanitare, tha se vërshime ka pasur në gjashtë provinca të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Kabul.

Në qarkun Sheber, të provincës Bamjan, rreth 500 persona raportohet se janë shpëtuar nga vërshimet.

Sipas agjencisë Associated Press, nga vërshimet janë shkatërruar mbi 200 shtëpi.

Që prej fillimit të vitit, afro 150 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në provinca të ndryshme të Afganistanit.